Dua Lipa krenare me prejardhjen e saj publikon hartën e Ilirisë së madhe të dikurshme
Dua Lipa i ka treguar 32.1 milionë ndjekësve të saj për Ilirinë dhe Dardaninë.
Me anë të një videoje të postuar në Instastory, Dua Lipa ka ndarë me ndjekësit nga mbarë bota hartën e Ilirisë së madhe të dikurshme.
Në hartë shihet edhe emri i Dardanisë, që ishte një nga mbretëritë që ka sunduar në këtë territor të madh që sot banohet nga Shqipëria dhe Kosova, shkruan Gazeta Express.
Dua me anë të kësaj videoje ka treguar se sa krenare është me prejardhjen e saj.
Këngëtarja me origjinë shqiptare është lindur në Londër të Anglisë ndërsa më pas është kthyer në Kosovë ku ka jetuar për disa vjet.
Ajo tash është një ndër artistet më të njohura në botë dhe gajtë muajit gusht do të vijë sërish në Kosovë për festivalin SunnyHill, që organizohet nga vetë ajo dhe babai i saj, Dukagjin Lipa.