Dua Lipa mbërrin në Prishtinë

24 korrik 2024 | 22:27

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka mbërritur në Prishtinë.

Burime të Telegrafit pranë këngëtares bëjnë të ditur se ajo arriti me aeroplan privat rreth orës 22:00 të mbrëmjes së mërkurë.

Dua është në Prishtinë për festivalin “Sunny Hill 2024”, i cili do të fillojë nga e enjtja.

Këtë vit ajo vjen si spektatore vetëm për të promovuar festivalin të cilin e organizon babai i saj, Dukagjini.

Në vitet e kaluara, Lipa ka performuar dy herë në festivalin “Sunny Hill”, përkatësisht në vitin 2018 dhe në vitin 2022

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njohësi i çështjeve politike, Imer Mushkolaj, e ka kritikuar qasjen…