Dua Lipa me “Don’t Start Now” e para në “Us Pop Radio Chart”

24 shkurt 2020 | 11:45

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, po vazhdon ta shijojë suksesin e këngës “Don’t Start Now” të cilën e publikoi në nëntor të vitit të kaluar.

Nëpërmjet një fotografie në “Instagram”, Dua ka njoftuar se kënga e saj është renditur e para në “Us Pop Radio Chart”. “Don’t Start Now e para në Us Pop Radio Chart. Çfarë dite. Gëzuar vikendin të gjithëve. Faleminderit, faleminderit”, ka shkruar krahas postimit të saj Lipa.

Kënga e lansuar më 1 nëntor të vitit 2019 në “Youtube” deri më tani ka arritur të mbledhë mbi 146 milionë klikime.

“Physical”, po ashtu, është një nga këngët e albumit të saj më të ri “Future Nostalgia”, i cili do të publikohet më 3 prill. Lipa ka publikuar tri këngë nga ky album: “Don’t Start Now”, “Future Nostalgia” dhe “Physical”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtari i njohur Justin Bieber ka treguar se cilat nga…