Dua Lipa, me kamerë të fshehtë ndaj të panjohurve në një market
08 janar 2020
| 10:59
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Ellen DeGeneres Show”.
Asaj i është dhënë një mision që t’i vë në lojë klientët e një dyqani.
Ajo ka realizuar një kamerë të fshehtë për emisionin e famshëm të Ellen, ku duhet t’u pëshpëritë njerëzve të panjohur tekstin e këngëve të veta në formë bisede.