
Dua Lipa me urim të veçantë për 13-vjetorin e pavarësisë së Kosovës
17 shkurt 2021
| 11:08
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, e ka uruar Kosovën me rastin e 13-vjetorit të shpalljes së pavarësisë.
“Urime Dita e Pavarësisë Kosovë! 13 vite! Kurrë nuk do ta harroj momentin kur e shikoja në TV duke ndodhur derisa po jetoja në Prishtinë”.
“Drithërima, drithërima, drithërima të energjisë së qytetit! E paharruar… Krenare që po shoh sa shumë kemi arritur dhe sa larg mund të shkojmë!”, ka shkruar Dua Lipa në llogarinë e vet në “Instagram”.