Dua Lipa merr urimin më të ëmbël për ditëlindje nga ky person
22 gusht 2021
| 23:14
Dua Lipa mori urime të shumta për 26 vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të rëndësishme, nuk ka munguar as një mesazh i ëmbël nga kunata e saj e famshme, Gigi Hadid.
Modelja postoi një foto në Instastory me artisten shqiptare, duke treguar se gëzon një raport mjaft të mirë me të.
“Gëzuar ditëlindjen e ëmbla @dualipa. Super yll! Të duam. Të uroj një ditë dhe vit të bukur”, shkroi Gigi.
Kujtojmë që Dua po shijon prej dy vitesh lidhjen e dashurisë me Anwar Hadid. Ai pati rastin të shijonte bukuritë natyrore të Shqipërisë gjatë pushimeve që kaluan pak javë më parë.