Dua Lipa ndan disa nga momentet më të veçanta me fansat (Foto)

26 dhjetor 2020 | 01:24

Dua Lipa prej kohësh tashmë po shijon romancën me Anwar Hadid.

Çifti ndan shpesh foto bashkë nga përditshmëria e tyre, duke u kthyer në një ndër çiftet më të dashur për publikun.


Mbrëmjen e djeshme, këngëtarja realizoi trendin e fundit në Instagram që titullohet “Show me a picture of”.


Ajo publikoi si fillim një foto me motrën e Anwar, Gigi Hadid, e më pas me një foto të ëmbël krah partnerit të saj 21-vjeçar.


Për të gjithë nostalgjikët, Dua ndau edhe foton e koncertit të parë në Londër.


Ndër të tjera, fansat i kanë kërkuar një foto të sajën në Kosovë dhe ajo ka zgjedhur foton e koncertit të parë, krah babait, Dukagjinit.


Dhe në fund, një foto e Duas kur ishte fëmijë:

Ndryshe nga sa u raportua, Dua ka udhëtuar drejt SHBA dhe e ka kaluar mbrëmjen e djeshme me partnerin e saj, Anwar.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gara për armatim është forcuar shumë në vitet e fundit…