Dua Lipa ndan fotot nga vizita në Indi, çfarë paralajmëron këngëtarja shqiptare
27 gusht 2024
| 11:16
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa do të mbajë një koncert në Indi dhe me këtë rast ka kujtuar udhëtimin që bëri në fillim të vitit.
Këngëtarja ka bërë një postim në llogarinë personale në Instagram, duke ndarë disa foto nga udhëtimi i saj në Indi dhe ka paralajmëruar se do të mbajë një koncert në muajin nëntor.
Në një prej fotove, Dua Lipa pozon përballë një elefanti. Teksa, shkruan: “Indi, unë jam kthyer!! Udhëtimi im atje në fillim të këtij viti ishte një kujtim i bukur se sa shumë e dua këtë vend.”
Ajo më pas shtoi: “Ngrohtësia dhe energjia që ndjeva nga të gjithë ata që takova atje ishte e mahnitshme dhe mezi pres t’ju shoh përsëri të gjithëve për të performuar në nëntor!!!!”.