Dua Lipa, në finalen e Champions League në Kiev

03 maj 2018 | 18:36

Me anë të një postimi në “Facebook”, UEFA ka konfirmuar se këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa do të performojë në ceremoninë e hapjes së finales së UEFA Champions League.

Sajti i UEFA-s ka publikuar një video ku shfaqet Dua Lipa dhe në sfond dëgjohet kënga e saj që theu rekorde ‘New Rules’.

“Ne kemi një tjetër artiste mahnitëse në që do ngjitet në skenën e këitij viti në ceremoninë e hapjes së finales së UEFA Champions League. Mund ta gjeni se kush është?” – shkruhet në “Facebook”.

Finalja e këtij viti, do të luhet mes britanikëve të Liverpulit dhe spanjollëve të Real Madridit në datën 8 maj në Kiev të Ukrainës.

https://www.facebook.com/ChampionsLeague/videos/2023146794398439/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka bërë me dije se…