Dua Lipa në kopertinën e revistës “Vogue” me stilin e ri të flokëve

05 janar 2021 | 00:54

Këngëtarja me origjinë hqiptare e njohur edhe ndërkombëtarisht, Dua Lipa së fundmi është shfaqur kopertinën e revistës “Vogue” të Britanisë” për muajin janar.

Ajo i ka surprizuar të gjithë me stilin e ri të flokëve, duke e cilësuar fillimin e vitit 2021 si një kameleon.

Për Duan kjo dalje në kopertinën e revistës është një ëndërr e bërë realitet.

“Duke filluar vitin 2021 si një kameleon i vërtetë që jam. Faleminderit Edward Enninful. Unë kurrë nuk do ta harroj të gjithë dashurinë dhe mbështetjen që më keni dhënë gjatë gjithë karrierës time dhe që më dhuruat kopertinën time të dytë për ‘British Vogue’. Kjo ishte një ëndërr e tillë që u bë realitet dhe ndihem me fat që kam punuar me disa legjenda të vërteta në këtë”, ka shkruar Lipa në Instagram.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Që nga rikthimi i reperit Fero në Instagram, ai dhe…