Dua Lipa në Tiranë theu rekordin botëror të Tina Turnerit
Dua Lipa bëri histori në karrierën e saj në datën më historike të të gjithë popullit shqiptar në botë.
Mbrëmjen e djeshme në Tiranë, Dua Lipa mbajti koncertin madhështor për nder të 28 nëntorit që, njëkohësisht, shënoi edhe përfundimin e turneut të saj “Future Nostalgia”.
Sipas faqes “Dua Lipa Today”, kanë qenë të pranishëm rreth 200 mijë spektatorë, duke thyer rekordin botëror të ikonës së muzikës Tina Turner.
“Koncerti i fundit falas i Dua Lipës nga turneu “Future Nostalgia” është tani koncerti me më shumë pjesëmarrës nga një artiste solo në histori, me rreth 200 000 spektatorë. Ajo tejkaloi rekordin e vendosur nga Tina Turner në 1998.”, thuhet krahas postimit të kësaj faqeje.
Po të njëjtin postim Dua Lipa e ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram. /Prive.al