Dua Lipa nuk di të ndalet, mbi 10 milionë klikime për dy ditë
15 janar 2018
| 12:28
Këngëtarja shqiptare Dua Lipa ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm me këngën e fundit të publikuar.
Ylli i muzikës me famë botërore ka arritur mbi 10 milionë klikime në “Youtube” pa u bërë ende dy ditë me këngën “IDGAF”.
Pa dyshim se edhe këtë herë këngëtarja ka goditur me zgjedhjen e saj. Ajo theu rekorde me këngën “New Rules” që ka mbi 896 milionë klikime deri tani.