Dua Lipa paralajmëron projektin e saj më të ri muzikor
Dua Lipa më në fund ka bërë të ditur datën e publikimit të këngës së saj më të re të titulluar “Houdini”.
Dua Lipa më në fund ka bërë të ditur datën e publikimit të këngës së saj më të re të titulluar “Houdini”. Kjo këngë është publikimi i parë “solo” i artistes fituese të çmimeve “Grammy” që nga viti 2020.
Këngëtarja ka publikuar shumë bashkëpunime përfshi këtu edhe këngën “Dance the Night Away”, kolona zanore e filmit “Barbie” të Greta Gerwig.
Ditën e mërkurë, Dua ka bërë publik lajmin e këngës së saj më të re, përmes një postimi të bërë në profilin e saj në Instagram.
Për shkak të këtij lajmërimi të rëndësishëm, këngëtarja 28-vjeçare ka fshirë të gjitha postimet e saj në Instagram, për të publikuar fotografinë e promos së këngës.
Dua ka publikuar një fotografi tepër provokuese, teksa lëpin veten e saj në reflektimin e pasqyrës. Ndërsa në një tjetër foto, shihet teksa mban një çelës floriri në gojën e saj.
“Houdini” është planifikuar të publikohet më 9 Nëntor në orën 11 të mbrëmjes ndërkohë që mund të porositet që prej ditës së djeshme.
Dua u bë e famshme me albumin e saj debutues, “Dua Lipa” ndërsa sa i përket albumit të saj të fundit, “Future Nostalgia”, sapo ka kaluar 10 miliardë transmetime.
Lipa po ashtu do të luajë në filmin e ri të Matthew Vaughn të titulluar “Argylle”. Planet e filmit u zbuluan për herë të parë në korrik 2021, ku The Hollywood Reporter njoftoi se këngëtarja do të krijonte muzikë origjinale për këngën dhe partiturën e Argylle.