Dua Lipa për një vit fitoi 13 milionë euro

26 prill 2020 | 09:44

Ylli i muzikës pop, Dua Lipa, është bërë një nga fituesit më të mëdhenj të shoubizit në planet, duke arritur në 24.7 milionë funta apo 28 milionë euro. Krijuesja e hitit “One Kiss”, që e nisi interpretimin në projektin bamirës “Children in Need”, e ka bërë pasurinë e saj dyfish nga viti i kaluar, nga 11.8 milionë funta (13 milionë euro), shkruan “The Sun”, transmeton Telegrafi.

Ajo gjithashtu posedon 17.3 milionë funta (19 milionë euro) në bankë, sipas shifrave të Dua Lipa Live LLP, të paraqitura në ‘Companies House’. “Dua ka ecur ngadalë në biznesin e saj dhe tani është një nga interpretueset më të suksesshme të popit”, ka thënë një burim i industrisë për 24-vjeçaren.

“Llogaritë e fundit tregojnë se ajo është duke shkuar hapave të Ed Sheeran. Duke pasur parasysh që ajo është pesë vjet më e re dhe nëse ajo vazhdon në këtë trajektore, së shpejti do ta rivalizojë edhe Adelen”, vazhdon më tej burimi.

Muajin e kaluar Dua publikoi albumin e saj të dytë “Future Nostalgia”, i cili ka arritur të renditet ndër albumet më të suksesshme në botë. Ajo ditën e djeshme, po ashtu, lansoi edhe klipin e animuar të këngës “Break your heart”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqiptarët e njohin si sekretari i NATO-s në kohën e…