Dua Lipa po pushon në Shqipëri

18 gusht 2022 | 08:27

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, është duke i kaluar pushimet verore në Shqipëri.

Lipa ka publikuar në “Instagram” disa fotografi të reja në plazhet e Shqipërisë.

Foto: Dua Lipa/Instagram

“Disa gjëra” shkroi interpretuesja e hitit “Don’t Start Now” në mbishkrimin e fotografive, ndërsa pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk munguan.

Një ditë më parë, teksa i publikoi disa fotografi në faqen zyrtare në “Facebook”, Dua mori vëmendjen edhe të kompanisë gjigante të rrjeteve sociale.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Facebook i kishte komentuar asaj “Dua Lipa, mbretëresha shqiptare”, në disa fotografi që 26-vjeçarja kishte publikuar në Facebook nga pushimet në Shqipëri.

Dua përndryshe ndodhet në shtetin amë, pasi në fund të këtij muaji do të interpretojë në festivalin “Sunny Hill”, edicioni i parë që mbahet në Tiranë.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Foto: Dua Lipa/Instagram

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një video e frikshme nga Spanja po bën xhiron në…