Dua Lipa publikon klipin e tretë për Physical

17 mars 2020 | 11:47

Dua Lipa po vazhdon ta shijojë suksesin e këngës së saj të re me titull “Physical”.

Këngëtarja, përveç videoklipit të parë, ajo solli edhe klipe të tjera siç ishte ai që e realizoi në palestër me titull “Let’s Get physical Workout video”, të cilin e realizoi në mënyrë interesante. Së fundi, ajo ka bërë të ditur se tashmë është publikuar edhe klipi i ri i kësaj radhe, këtë herë videoklip vertikal.

Ajo bëri të ditur që kjo video tashmë gjendet në platformën “Spotify”, kurse vetë dua ka sjellë edhe disa sekuenca nga ajo.  Dua Lipa pritet që gjatë muajit prill ta publikojë albumin “Future Nostalgia”.

https://www.instagram.com/p/B9tcRDRhGgJ/?utm_source=ig_web_copy_link

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Personat me grupin e gjakut A (II) janë më të…