![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/03/dua-lipa-GettyImages-1085074344.jpg)
Dua Lipa reagon pas rastit të dhunimit të 11-vjeçares
01 shtator 2022
| 21:49
Ylli kosovar me famë botërore, Dua Lipa, ka reaguar pas rastit të dhunimit të 11-vjeçares.
Ajo ka shpërndarë një fotografi të protestës e cila u mbajt dje me mbishkrimin “Mbrojtje për vajzat dhe gratë”.
Kujtojmë se për rastin e dhunimit të 11-vjeçares ditë më parë janë arrestuar pesë persona, ndërsa ka ngjallur edhe shumë reagime e protesta si në Prishtinë, Shkup e Tiranë.