Dua Lipa risjell modën e viteve ’60
14 gusht 2020
| 12:28
Vetëm Dua Lipa ia del ta bëjë më seksi pamjen klasike të veshjeve “Chanel”. Ylli i muzikës botërore me origjinë shqiptare ka shfaqur pamjen e re të “Instagram”-it që risjell modën e viteve ’60, një stil që pritet të përqafohet nga miliona ndjekës të saj në rrjetet sociale.
24-vjeçarja është shfaqur e veshur me kostum veror në rozë të zbehtë, shirita violetë dhe kopsa ngjyrë ari. Pjesë e pamjes në foto është edhe qenushi i saj Dexter.