Dua Lipa shoqërohet nga i dashuri në Pre-Grammy Gala
27 janar 2020
| 11:21
Këngëtarja kosovare Dua Lipa dhe modeli Anwar Hadid janë bashkë që nga korriku i vitit të kaluar. Ata ishin nën shoqërimin e njëri-tjetrit në ngjarjen Pre-Grammy Gala të producentit të famshëm amerikan Clive Davis, si ky event mbahen edhe disa të tjerë të cilët i paraprijnë Grammy Awards 2020.
24-vjeçarja pati të veshur një xhaketë ngjyrë të zezë me material të lëkurës të shoqëruar me një palë çizme të gjata.
Ndërsa i dashuri i saj pati të veshur një këmishë të bardhë dhe pantallona ngjyrë hiri. Lipa vitin e kaluar ishte shqiptarja e parë që pati fituar ndonjëherë çmime Grammy, këtë vit ajo nuk është e dominuar në asnjë kategori.