Dua Lipa, stil të jashtëzakonshëm rrugëve të Nju Jorkut (Foto)
26 qershor 2018
| 10:52
Nuk përbën më habi që Dua Lipa tërheq vëmendjen kudo që shkon. Së fundmi, këngëtarja me origjinë shqiptare është fotografuar në rrugët e Nju Jorkut.
22-vjeçarja ishte veshur mjaft seksi, duke treguar trupin e mrekullueshëm që ka. Dua mbante veshur një bluzë të shkurtër transparente dhe pantallona të shkurtra.
Veshja kompletohej me një palë çizme të gjata lëkure. Këngëtarja shqiptare po korr sukses duke u renditur në krye të klasifikimeve botërore.