Dua Lipa thyen një tjetër rekord historik, ja për çfarë bëhet fjalë
Këngëtarja e famshme shqiptare, Dua Lipa, vijon që të shënojë suksese të mëdha në karrierën e saj muzikore. E suksesi i radhës është me këngën që mban titullin “Levitating”.
Kjo e fundit është kënga e parë në histori nga një artiste femër që qëndron për 35 javë me radhë në listat e Top 10.
“Kënga ‘Levitating’ e Dua Lipës është kënga e parë nga një artiste femër në historinë e Hot 100, që qëndron në listë për 35 javë në top 10”, shkruhet në një postim.
Këtë e ka ripostuar artistja me famë botërore në rrjetet e saj sociale, duke falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur dhe bashkëpunëtorët që kanë ndihmuar për këtë projekt kaq të suksesshëm.
“E pabesueshme! Mirënjohëse që kam bërë këtë këngë me njerëzit e mit të preferuar në këtë planet. Kjo këngë do të kishte qenë asgjë pa ju. Ju dua, faleminderit! 35 javë në Top 10”, shkruan Dua Lipa.
Ky nuk është suksesi i parë i Dua-s gjatë kohëve të fundit. Pasi para disa ditësh, bashkëpunimi i saj me këngëtarin e famshëm, Elton John, arriti të ngjitej në krye të listave dhë është projekti i dytë i John që zë vendin e parë këtë vit pas këngës “It’s a Sin”.
“Epo në moshën time, të kesh një këngë të parën në tabelë është një surprizë e jashtëzakonshme, një arritje. Pra, dy është qesharake. Dua të them se kjo është një ëndërr e realizuar”, u shpreh Elton John pasi arriti këtë sukses së bashku me Dua Lipën.