
Dua Lipa tregon se në këtë muaj ka lexuar dy libra të Kadaresë
09 korrik 2023
| 09:05
Këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa, është duke shijuar disa ditë pushimi në Greqi.
Artistja me prejardhje nga Kosova është e shoqëruar nga partneri i saj, regjisori Romain Gavras.
E njëjta së fundmi ka ndarë me ndjekësit në InstaStory disa libra të cilët i ka lexuar këtë muaj.
Foto: Screenshot/Instagram
Krijuesja e hitit “Levitating” mes tyre zbulon se ka lexuar librat e shkrimtarit të njohur shqiptar Ismail Kadare.
“Disa nga librat që kam lexuar këtë muaj”, ka shkruar ajo.

Ajo bën me dije se ka lexuar librat: “Elegji për Kosovën” dhe “Një vajzë për mërgim” si dhe një të Ernest Hemingway të quajtur “Men Without Women”.
Dua tani po shijon një romancë të re me Romain, i cili më parë ka qenë në lidhje me artisten tjetër shqiptare, Rita Ora.