Dua Lipa vë bast që filmi “Zgjoi” do të fitojë Çmimin “Oscar”

31 janar 2022 | 21:17

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, është optimiste sa i përket nominimit të filmit HIVE| ZGJOI për Çmimin “Oscars 2022”.
Madje ajo ka shkuar edhe më tej duke vënë bast që regjisorja e filmit, Blerta Basholli, do t’i shtojë koleksionit të saj një Oscar, përcjell “Epoka e re”.

“Zgjoi është një film i bukur që tregon historinë prekëse dhe frymëzuese të Fahrije Hotit dhe grave të Krushës. Kjo histori lufte dhe këmbënguljeje është ajo që duhet treguar. Ajo flet për shpirtin e përvojës kosovare dhe shpresoj se mund të ndihmojë në shërimin kolektiv të familjeve që u ndanë dhe njerëzve që humbën të dashurit e tyre. Jam shumë krenare për atë që ka arritur Blerta Basholli – është një frymëzim. ZGJOI mori shumë çmime në Sundance dhe bast im është që Basholli do të shtojë një Oscar në koleksionin e saj”, ka shkruar Dua Lipa në llogarinë e saj në “Instagram”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dialogu midis Prishtinës dhe Beogradit nuk pritet të sjellë rezultate…