Dua Lipa zbulon detaje nga albumi i ri
03 shtator 2019
| 10:07
Dua Lipa është intervistuar nga ‘Vogue’ në prag të lansimit të albumit të dytë ku flet edhe për debutimin e saj në muzikë të cilën e bëri me këngën ‘New Love’.
“Ishte shumë më e lehtë për mua të shkruaj gjëra që më bënë të pakënaqur, sepse ato ishin gjëra që më kishin mbetur në mendje.” Pasi sapo është mbushur 24 vjeçe në gusht, ajo premton që albumi i saj i dytë do të ishte pak më “konceptual” dhe ” i pjekur”.
“Tani jam në LA duke përfunduar këngët dhe jam vërtet e entuziazmuar. Kam një presion më tepër. Ndjehem sikur e njoh veten shumë më mirë. Unë e di se për çfarë dua të shkruaj, di të shpreh ndjenjat e mia. Unë e di se si të flas për gjërat dhe ta lejoj veten të jem e ndjeshme” ishte përgjigja e Duas kur u pyet për albumin e ri.