Dua Lipa zbulon kur e ka dhënë puthjen e parë
Këngëtarja shqiptare Dua Lipa u është përgjigjur 30 pyetjeve në një sfidë interesante për “W Magazine”.
Ajo ka hipur mbi një dem lëvizës, ndërsa rezistonte dhe u përgjigjej pyetjeve interesante të gazetarit. Dua tregoi se këngëtarët e preferuar nga vitet ’90 mbeten grupi i vajzave “Spice Girls”, teksa mes Londrës dhe Nju Jorkut, zgjodhi qytetin ku u lind e u rrit, Londrën.
Një nga pyetjet më private të bëra gjatë intervistës së nxehtë ishte ajo se kur ka puthur për herë të parë. Këngëtarja shqiptare u përgjigj pa hezitim duke treguar se ka qenë në moshën 17-vjeçare kur dhuroi puthjen e parë.
Dua Lipa ka qenë e lidhur për vite me radhë me kuzhinierin dhe modelin e njohur Isaac Carew. Ndërkohë prej më shumë se një viti e gjysmë, ajo ka nisur një lidhje të re me vëllanë e motrave supermodele Gigi dhe Bella Hadid, Anwar Hadid.