Dua Lipa zbulon si është të jetosh në fermën e familjes Hadid

15 janar 2021 | 11:19

“Zgjimi rreth orës…”/ Dua Lipa zbulon si është

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa, i kaloi festat e fundvitit te ferma e familjes së dashurit të saj, Anwar Hadid.

Madje gjatë vitit që lamë pas, 25-vjeçarja ka kaluar shumë kohë me familjen e famshme Hadid, në Pensilvani.  Por, si është saktësisht jeta atje? Të gjithë kureshtjen na e ka shuar 25-vjeçarja së fundmi në një intervistë për “Rolling Stone”.

“Zgjimi rreth orës…”/ Dua Lipa zbulon si është

“Zgjimi rreth orës 9:00, 9:30, bëjmë dush, vishemi, hamë mëngjes… më pas nxjerrim qenin për shëtitje, ndonjëherë bëjmë yoga, bëjmë drekën, rrimë, shikojmë filma, luajmë me kafshët”, ka thënë Dua.

E teksa Dua dhe Anwar kanë vendosur të jenë shumë të rezervuar rreth lidhjes së tyre, këngëtarja zbuloi se ajo ndihej shumë mirë dhe e lumtur në marrëdhënien e saj.

“Zgjimi rreth orës…”/ Dua Lipa zbulon si është

“Kur po krijoja albumin e parë, shumë nga ato që po ndodhnin në jetën time kishin të bënin me thyerjen e zemrës,” tha ajo për Rolling Stone.

“Këtë herë, unë ndihesha aq e lumtur dhe gjërat po shkonin shumë mirë, sa po mendoja: ‘Në rregull, unë kam nevojë ta portretizoj këtë ndjenjë’. Nuk e di pse kam menduar që kur je një artist pop dhe bën një këngë të lumtur, papritmas nuk është aspak interesante. Por, këtë herë duhet thjesht të lejoja të merrte çdo gjë rrjedhën e saj”, ka thënë këngëtarja e famshme.

“Zgjimi rreth orës…”/ Dua Lipa zbulon si është

“Zgjimi rreth orës…”/ Dua Lipa zbulon si është

“Zgjimi rreth orës…”/ Dua Lipa zbulon si është

“Zgjimi rreth orës…”/ Dua Lipa zbulon si është

“Zgjimi rreth orës…”/ Dua Lipa zbulon si është

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë,…