
Dua nervozohet me fansat
13 qershor 2019
| 11:49
Dua Lipa ka reaguar pasi disa persona e kanë akuzuar për fotoshopim të fotografisë së saj që e ka postuar në rrjete sociale. Këngëtarja nga Prishtina para pak javësh e ka festuar arritjen e 30 milionë ndjekësve në “Instagram” duke e postuar një fotografi të saj si fëmijë. Ndërkaq tani po iu përgjigjet fansave që mendojnë se ajo i ka zmadhuar buzët në atë fotografi.