Di Maria: Dua ta përfundoi karrierën në PSG
08 nëntor 2020
| 13:24
Sulmuesi i PSG-së, Angel Di Maria kundër Rennes shënoi dy gola dhe dha një asistim për Moise Kean në triumfin 3-0.
Pas ndeshjes ai është shprehur shumë i lumtur për fitoren si dhe ka deklaruar se dëshiron ta përfundojë në Francë karrierën e tij evropiane.
“Unë dua ta përfundoj karrierën time këtu, por jo gjithçka varet nga unë. Ndihem mirë këtu dhe jam i lumtur. Jam në një klub që më fal dashuri dhe unë jam duke bërë më të mirën time”, ishin fjalët e 32-vjeçarit për “Canal +”.
Sfida kundër Rennes ishte e para për Di Marian që nga 28 shtatori, kur mori një dënim prej katër ndeshjes në duelin kundër Marseille sepse pështyu mbrojtësin Alvaro. Kontrata e tij me PSG përfundon në fundin e këtij sezoni dhe mesa duket ai po kërkon rinovimin.