Dua thyen një tjetër rekord, albumi i saj arrin miliarda klikime
07 qershor 2019
| 11:35
Këngëtarja shqiptare Dua Lipa nuk po u ndahet rekordeve botërore. Sukseset e njëpasnjëshme po i korr në sferën ndërkombëtare.
Nëpërmjet një postimi në “InstaStory” këngëtarja ka bërë me dije edhe një të arritur tjetër. “Para dy vjetësh Dua Lipa publikoi albumin e saj të ri ‘Dua Lipa’.
Albumi u kthye në më të dëgjuarin në botë, i krijuar nga një femër, me 10.5 miliardë klikime dhe 3.5 milionë shitje, ku hitet më të mëdha ishin ‘New Rules’ dhe ‘IDGAF’!”, shkruhet në faqen “Music Facts”, të cilin e ka shpërndarë edhe Dua.