Dua t’i bashkohem Lazios

01 shtator 2020 | 16:46

Sulmuesi i Përfaqësues së Kosovës, Vedat Muriqi dëshiron të transferohet në skuadrën e Lazios dhe një gjë të tillë ia ka bërë të ditur edhe skuadrës së Fenerbahçes.

Marrëveshja midis klubeve është afër, por ende duhet të punohet për të gjetur marrëveshjen përfundimtare. Sulmuesi “dardan” foli për gazetarin Ertan Suzgun: “Fenerbahçe ka një vend të veçantë tek unë. Unë dua të largohem këtu me elegancë, pa prishur raportet. Unë kurrë nuk kam kryer negociata që nuk ishin në përputhje me interesat e klubit”.

Pastaj Muriqi flet drejtpërdrejt për Lazion dhe u dërgon një mesazh menaxherëve të klubit turk: “Lazio luan në Serie A dhe luan në Ligën e Kampionëve, është një hap i rëndësishëm në karrierën time. Sidoqoftë, negociatat po zgjasin shumë dhe kjo ka filluar të më shqetësojë… është rraskapitëse. Ata mund të më shesin për gjashtë herë më lartë se çmimi i blerjes, unë dua që kjo negociatë të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur”. Lazio po bën presion për ta mbyllur marrëveshjen dhe për të kënaqur lojtarin. Kanë mbetur vetëm disa hapa para se të arrijnë te finalizimi i transferit, me kusht që Fenerbahçe të mos vendosë të ndërtojë mure të reja dhe të zgjasë telenovelën për një kohë të pacaktuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Papa Françesku përsëriti thirrjen për anulimin e borxhit që kanë…