Duam vetëm postin e Presidentit

13 janar 2021 | 03:00

Anëtari i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se synimi i subjektit të tij në këto zgjedhje është vetëm posti i presidentit të Kosovës.

Ramush Haradinaj, si kryetar i kësaj partie e ka bërë të ditur kandidaturën e tij në këto zgjedhje për president.

“Edhe nëse fitojmë zgjedhjet, duam vetëm postin e Presidentit”, thotë ai.

“Do të diskutojmë për koalicion me ndonjë parti që të ndajmë qeverinë”, shtoi ai.

Lekaj i ftuar në emisionin “DPT te Fidani” thotë se sipas punës në terren shihet që Aleanca do t’i ketë 20 deputetë.

“Unë mendoj që çka po e shoh në terren, është reale që Aleanca t’i ketë 20 deputetë në Parlamentin e Kosovës”, tha Lekaj.

Ai shton se AAK-ja ka shtrirje të gjerë në tërë territorin e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kinsey Wolanski, njihet si bukuroshja që pushtoi fushën e blertë…