Duart e nënës
06 dhjetor 2021
| 07:56
Poezi nga: Rainer Maria Rilke
Përktheu: Hera Çuka
As ti nëna ime
nuk je e përafërt me Zotin:
larg i jemi të gjithë.
Por ti nënoke,
ke duar të mahnitshme,
duar që m’falin bekimin.
Shquhen qartë,
të shkëlqyeshme
dalë nga manteli
me garniturë ari.
Unë jam dita,
jam vesa,
ndërsa ti je pema
kurorë mbi mua,
me duart e tua t’bekuara
Ti, e përndritura nëna ime.