‘Duart i keni me gjak’, nuk ndalen protestat në Serbi as pas dorëheqjes së Vuçeviqit
Dhjetëra mijëra studentë po vazhdojnë të protestojnë në Serbi, përkundër dorëheqjes së kryeministrit Milosh Vuçeviq.
Protesta ka nisur për shkak të vdekjes së 15 personave nga shembja e strehës prej betoni në stacionin hekurudhor të Novi Sadit në nëntor të vitit 2024.
Siç shkruan “Radio Evropa e Lirë”, kjo ngjarje tashmë është shndërruar në një simbol të keqqeverisjes së regjimit të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
“Për dhjetëra mijëra protestues që po dalin në rrugë, tragjedia në Novi Sad është emblematike për gjithçka që ata besojnë se po shkon keq në Serbi: korrupsioni i përhapur institucional, mungesa e llogaridhënies dhe një klasë teokratike që perceptohet se është ngritur vetëm për shkak të lidhjeve që ka me partinë në pushtet, Partinë Progresive Serbe të Vuçiqit”, raporton “REL”-i.