Duat Haradinaj: Kuvendi dhe Qeveria pamundësuan ndarjen e Kosovës
Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) , Daut Haradinaj, pas shpërndarjes së Kuvendit, ka thënë se ky institucion dhe Qeveria e drejtuar nga vëllai i tij, Ramush Haradinaj kanë pamundësuar ndarjen e Kosovës.
Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”, ka postuar një fotografi me vëllai e tij, në të cilën ka shkruar se Qeveria dhe Kuvendi do të kujtohen për shumë procese të rëndësishme për vendin.
“Pas shpërbërjes së Kuvendit, dëshiroj t’i falënderoj kolegët e mi të AAK-së dhe të gjithë deputetët e Parlamentit të Kosovës për kolegialitet të përsosur pavarësisht dallimeve që kishim.
Ky Kuvend dhe kjo Qeveri do të kujtohen me theks të veçantë që e pamundësuan ndarjen e Kosovës, formimin e ushtrisë së Kosovës, ligjin për Trepçën dhe çështje tjera kruciale.
Për një Kosovë 100 për qind. Na priftë e mbara dhe suksese në të ardhmen”, ka shkruar Haradinaj.
/Epoka e re/
https://www.facebook.com/DautHaradinaj/photos/a.1562969843756138/2301819443204504/?type=3&theater