Dubai bëhet me hotelin më të lartë në botë

15 janar 2020 | 11:50

Dubai, që është një qytet i njohur për ndërtesat e larta, pritet të jetë “shtëpia” e hotelit më të lartë në botë, “Ciel Tower”.

Ky hotel në rrugën Sheik Zayed është i lartë 360 metra dhe është interesant se Dubai tashmë është “shtëpia” e tashmë gjashtë hoteleve më të larta në botë.

Gara për ndërtesa të larta në këtë vend filloi në vitin 1999, kur u hap “Burj Al Arab”, hotel ky që ishte 321 metra i lartë dhe konsiderohej më i larti në botë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeqyteti i Italisë, Roma, ka marr vendim të martën për…