Ducati afër rinovimit me Dovizioso

08 qershor 2020 | 14:30

Piloti italian i Moto GP, Dovizioso pritet që të vë firmën e tij në kontratën e re me skuadrën e Ducati. Dyshimet ishin të mëdha për të ardhmen e pilotit italian, i cili është në muajt e fundit të kontratës së tij.

Madje, kishte zëra se skuadra e Ducati po mendon për Jorge Lorenzo, si zëvendësues të mundshëm të Dovizioso. Deri më tani ka pasur edhe lëvizje të tjera në Ducati. Jack Miller do të jetë zyrtarisht me këtë skuadër, kurse Danilo Petrucci do të largohet.

Sipas raportimeve të medieve italiane, pikëpyetjet e vetme për rinovimin janë të hollat dhe jo gjatësia e kontratës. Megjithatë, Dovizioso pritet që së shpejti të gjejë akordin me skuadrën që ka bazën në Itali. Kujtojmë se Ducati nuk ka qenë asnjëherë më keq sesa pozita e shtatë, kur Dovizioso ka qenë në skuadër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje,…