Ducati bën ligjin në testet e fundit zyrtare
Më 9 mars do të nisë sezoni 2024 në Moto GP. Skuadra kanë mbyllur testimet në pistën e Losail (Katar), aty ku dhe do të zhvillohet gara e parë sezonale.
Testet kanë konfirmuar dominimin e motorit italian Ducati, që duket se edhe këtë sezon do të jetë favorit për titullin për konstruktorë. Kampioni i botës në fuqi, italiani Francesco Bagnaia (Ducati), regjistroi kohën më të shpejtë në prova, 1’50”952, duke qenë edhe rekord për këtë pistë. Pas tij është shoku i tij i skuadrës Enea Bastianini, çka tregon se ata do të duelojnë fort për titullin këtë sezon.
“Janë thjesht teste, të shohim garën e parë”, u shpreh Bagnaia, që nuk kërkon të krijojë eufori. Mirë u paraqitën në teste edhe dy motorët “satelitë”, Ducati Gresini e Ducati Pramac, ku spikati Marc Marquez, që debuton me motorin italian. Një ritëm të mirë kishte edhe motori Aprilia