Duda Balje abstenon për tërheqjen e mjeteve nga Trusti
25 maj 2022
| 12:20
Anëtarja e Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa nga Grupi Parlamentar 6+, Duda Balje ka abstenuar në shqyrtimin e Projektligjit për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Fondet Pensionale.
Balje, në mbledhjen e Komisionit Parlamentar që po mbahet sot, ka thënë se Grupi Parlamentar 6+ nuk ka ende qëndrim rreth iniciativës për tërheqjen e mjeteve nga Trusti.
“Unë nuk e kam mendimin e grupit parlamentar dhe për këtë arsye unë do të abstenoj në mbledhjen e sotme”, ka thënë Balje.
Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë përkrahur iniciativën për tërheqjen e një pjese të mjeteve të kursyera në Fondet Pensionale nga qytetarët.