Duda Balje denoncon për ngacmim komandantin e stacionit policor në Graçanicë

15 nëntor 2022 | 14:07

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, ka denoncuar komandantin e stacionit policor të Graçanicës, Bratislav Trajkoviq, për ngacmim ndaj një policeje boshnjake, Melihata Qela.

Balje ka thënë se Qela ka qenë në një gjendje dukshëm shumë të keqe dhe e gjithë kjo si rezultat i ngacmimit psikologjik nga komandanti i stacionit policor në Graçanicë.

“Ka qenë një police e quajtur Milhata Qela, boshnjake, e cila ka 19 vjet që punon në shërbim. I shqetësuar, duke qarë, i frikësuar, me një gjendje dukshëm shumë të keqe dhe e gjithë kjo si rezultat i ngacmimit psikologjik nga komandanti i stacionit policor të Graçanicës, z. Bratislav Trajkoviq. Edhe pas raportimit në IPK me inspektoren S.D., asgjë nuk ka ndryshuar sepse ajo as nuk ka marrë përgjigje”, ka shkruar Balje në “Facebook”.

Po ashtu, ajo ka kërkuar nga institucionet kompetente ta hetojnë këtë rast.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Chelseat, Armando Broja i bashkohet Shqipërisë për dy…