Duda Balje: Do të mbetem në rrugën e çlirimtarëve të Kosovës
25 qershor 2020
| 14:01
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, duke komentuar aktakuzën ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli nga Gjykata Speciale, ka thënë se do të vazhdojë te mbetet në rrugën e çlirimtarëve të Kosovës.
“Përjetësisht edhe unë si boshnjake jam dhe do të mbetem në rrugën e çlirimtarëve të shtetit të Kosovës! Shteti ynë, rinia dhe i gjithë populli meritojnë liri, barazi dhe jetë të lumtur!”, ka shkruar Balje në llogarinë e vet në “Facebook”, raporton “Epoka e re”.