Duda Balje i referohet Kosovës si ‘Kosovë e Metohi’ në televizionin boshnjak, kështu arsyetohet
28 dhjetor 2022
| 13:03
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, i është referuar Republikës së Kosovës si “Kosovë e Metohi”, në një intervistë që ka dhënë për një televizion boshnjak.
Pasi kjo pjesë e intervistës është shkëputur nga mediat, Balje ka kërkuar falje dhe ka thënë se ka qenë lapsus, duke u arsyetuar se emisioni ka qenë shumë vonë.
“Është lapsus, emisioni ka qenë shumë vonë, kam fol 40 minuta, ndoshta kam thënë, kërkoj falje, pa qellim ka qenë, emisioni ka qenë 40 minuta, 100 here kam thënë Kosova, por vetëm një herë e kam bërë atë lapsus”, ka thënë Balje për “Reporteri.net”.