Duda Balje padit Sadri Ramabajën, kërkon 100 mijë euro dëmshpërblim

25 prill 2025 | 16:14

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit boshnjak, Duda Balje, ka paditur për shpifje analistin Sadri Ramabaja për deklaratën e tij se kishte informacione që Balje ishte “takuar me Milan Radoiçiq më 28 shkurt”.

Balje ka thënë se të premten ka dorëzuar i padinë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, duke thënë se shpreson se më këtë do t’i ruhet imazhi “i cenuar” nga Ramabaja.

Ajo ka angazhuar avokatin Fanol Krasniqi si përfaqësues ligjor dhe ka kërkuar 100 mijë euro dëmshpërblim nga i padituri.

“Siç kam paralajmëruar para dy javësh përmes profileve të mia në rrjete sociale, kam angazhuar përfaqësuesin tim të autorizuar Avokat Fanol Krasniqi të ngre padi për shpifje ndaj z. Sadri Ramabaja, lidhur me deklarimet e tij ndaj meje në emisionin ‘Debat Plus’ në ‘RTV Dukagjini’, transmetuar më 7 prill 2025, deklarime këto që përbëjnë shpifje. Sot, më 25 prill 2025, kemi dorëzuar padinë në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Shpresojmë që kjo padi të ndikojë sadopak në përmirësimin dhe ruajtjen e imazhit tim, i cili është cenuar nga deklarimet e tani të paditurit Ramabaja”, ka njoftuar Balje.

Ajo ka kërkuar përmbajtje në deklarime që dëmtojnë të tjerët.

“Lutemi që të gjithë qytetarët të përmbahen nga deklarime, posaçërisht deklarimet publike me të cilat mund të shqetësojnë apo dëmtojnë të tjerët sikur në rastin tim. Për mua personalisht kanë vlerë mendimet e gjithsecilit, dhe të gjitha mundohem t’i vlerësojë në kuadër të kapaciteteve të mia, natyrisht, përveç atyre që përmbajnë të pavërteta, janë të dëmshme apo janë dashakeqe. Deklarimet e tilla me përmbajtje propagandistitke kanë pasur ndikim që unë dhe familja ime të ndihemi të shqetësuar!”, ka thënë deputetja Balje.

Ramabaja kishte thënë se ka informacione se Balje ka pasur kontakt me Milan Radoiçiqin, ish-nënkryetar i Listës Serbe, i cili kishte deklaruar se ishte organizator i sulmit të armatosur në Banjskë.

“Unë e kam pasur informacionin se ajo është takuar me Radoiçiqin më 28 shkurt, ose ka pasur telefonatë”, kishte thënë ai.

May be an image of ticket stub, clarinet and textMay be an image of ticket stub and text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Salih Mustafa ka bërë ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Dhomave…