Duda Balje pas dënimit të përjetshëm të Mlladiqit: Drejtësi e vonuar

08 qershor 2021 | 21:23

Deputetja boshnjake e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka komentuar dënimin e Ratko Mlladiq. Ish-gjenerali i ushtrisë së Republika Srpskas, është dënuar me burgim të përjetshëm nga Tribunali i Hagës për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ndaj popullatës jo serbe në luftën e Bosnjës.

“Për neve ka qenë një lajm shumë-shumë i mirë. Është një drejtësi e vonuar por është mirë që Tribunali po punon edhe pas 27 vjetëve”, tha Balje për RTV Dukagjini.

“Ngritja e Mlladiq nga një ushtarak karriere deri në gjeneral është mesazhi më i keq i nacionalizmit serb. Ai është bërë gjeneral pas krimeve”, shtoi ajo.

Balje ka kritikuar shtetin serb që e trajton si hero Mlladiqin.

“Momenti më i keq është sepse për Serbinë Ratko Mlladiq është një prej heronjve kombëtar dhe sa herë kemi thënë se ka gjenocid në Sebrenicë ata e kanë refuzuar një gjë të tillë”, tha Balje.

Balje ka tërhequr vërejtjen për kujdes nga ana e institucioneve të Kosovës lidhur me padinë për gjenocid ndaj Serbisë. Thotë se padia duhet të përgatitet mirë në mënyrë që të dalim fitimtarë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Jusuf Thaçi ka thënë në emisionin Pressing në T7…