Duda Balje për rastin në Pejë: E papranueshme, të shohim reagimin e shtetit
02 nëntor 2022
| 16:01
Duda Balje, deputete në Kuvendin e Kosovës, ka reaguar rreth rastit të tmerrshëm që ka ndodhur në shtëpinë e të moshuarve në Pejë, ku përmes një video të shpërndarë, shihet se si infermieret rrahin një grua të moshuar.
Balje në “Facebook”, ka shkruar se kjo është e papranueshme dhe se infermieret duhet të mbajnë përgjegjësi.