Dugarry: I lumtur që u lëndua Neymari, nuk dua ta shoh më në fushë

07 mars 2023 | 16:59

Christophe Dugarry, kampioni bote dhe Evropës me Francën (1998, 2000), ka bërë një deklaratë bombastike për dëmtimin e brazilianit Neymar, i cili do t’i nënshtrohet një operacioni dhe nuk do të luajë më këtë sezon.

“Jam i lumtur për PSG-në që Neymar u lëndua. Mendoj se është një mundësi e jashtëzakonshme për Galtier. Duhet të kishte pasur guximin ta largonte Neymarin, ishte zgjidhja e vetme. Ky ekip është shumë më i balancuar me pesë lojtarë në mbrojtje, tre mesfushorë dhe Mbappe-Messi në sulm. Skuadra nuk është në gjendje të kontrollojë ndeshjet, sepse, kur humbet topin, tre sulmuesit nuk mbrojnë, ndaj u lejojnë kundërshtarëve shumë mundësi shënimi, Nuk mund ta shoh më. Më duket i padurueshëm driblimi, qëndrimi i tij. Nuk dua ta shoh më në fushë. Më ka lodh”, ka shpjeguar për RMC Sport ish-sulmuesi i përfaqësueses së Francës

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të hyrat tatimore të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) edhe…