Dugolli: Hyrja e ushtrisë serbe në Kosovë, e pamundur
12 dhjetor 2022
| 21:24
Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka deklaruar se ushtria e Serbisë nuk ka mundësi të hyjë në Kosovë, pavarësisht paralajmërimeve nga politikanët serbë.
Dugjolli shprehet se një gjë e tillë nuk është e mundur.
“Një synim i tillë tregon ambiciet e Serbisë për t’u kthyer në Kosovë. Ajo kështu mendon. Hyrja e ushtrisë së tyre në Kosovë, është e pamundur, edhe në aspektin legal”, shtoi ai në Debat Plus.
Sa i përket situatës në veri, ligjvënësi i pushtetit tha se vendosja e barrikadave atje është bërë nga grupe kriminale të organizuara nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.