Dugolli: Zyra e Prokurorit të Specializuar është në panik, nuk do duhej assesi të lejohet shkelja e të drejtave të njeriut
Rreth zhvillimeve të fundit në Gjykatën Speciale në Hagë, ku me kërkesë të Prokurorisë u janë ndërprerë vizitat familjare dhe bisedat telefonike; Hashim Thaçit, Kadri Veselit e Rexhep Selimit, me arsyetime të ultë, ka reaguar deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit ish i burgosur politik, Enver Dugolli.
Dugolli ka thënë se Zyra e Prokurorit të Specializuar është në panik, dhe nuk do duhej assesi të lejohet shkelja e të drejtave të njeriut.
Po ashtu Dugolli ka mbështetur edhe deklaratën e Kurtit i vili ka vendimin e Gjykatës e ka vlerësuar si të gabueshëm dhe negativ.
Postimi i Plotë i Enver Dugollit:
Në lidhje me zhvillimet e fundit në Gjykatën Speciale, Kryeministri me vend sot e quajti vendimin e djeshëm të kësaj Gjykate si zhvillim negativ. Ai vendim është shkelje e të drejtave të njeriut. Ka burgje nëpër botë ku kanë të drejtë t’i regjistrojnë e përgjojnë komunikimet me jashtë, por assesi ta ndalojnë komunikimin. Kjo masë më përkujton diçka tjetër nga e kaluara, prandaj edhe pse shihet qartazi qe Zyra e Prokurorit të Specializuar është në panik, nuk do duhej assesi të lejohet shkelja e të drejtave të njeriut.