Duhej të shtonin peshë për rolet e tyre, ja mënyrat e “çuditshme” që përdoren yjet
Ndonëse falë teknologjisë, imazhi mund të modifikohet lehtësisht, vërtetësia nuk ka të krahasuar me efektet pamore që realizohen përmes kompjuterit.
Për këtë arsye, shumë aktorëve, në role të caktuara kinematografike u është dashur të shtojnë disa kile të mira.
Hilary SWank — “Million Dollar Baby”/ Aktorja e cila duhet të shtonte sa më shumë masë muskulare konsumonte ushqim në çdo një orë e gjysmë, ku ndër të tjera pinte të bardhën e 8-12 vezëve meqë e kishte të pamundur t’i konsumonte të ziera apo skuqura. “Gjëja më e tmershme”, u shpreh ajo.
Charlize Theron — “Monster”/ Aktorja, e cila luajti rolin e një vrasësje seriale, Aileen Wuornos u detyrua të konsumonte shumë sheqer dhe ushqim të konservuar. Përgjatë natës vendoset alarme, zgjohej dhe konsumonte djathë të cilin e mbante poshtë krevatit.
George Clooney — “Syriana”/ Besojeni ose jo, aktori e detyroi veten të konsumonte 9 vakte në ditë.
Jared Leto — “Chapter 27”/ Për të luajtur rolin e Mark David Chapman-it, vrasësin e John Lennon-it, Jared Leto piu sistematikisht një përzierje të padëgjuar lëngjesh: akullore e shkrirë, vaj ulliri dhe salcë soje.
Colin Farrell — “The Lobster/” Për hir të rolit të tij, aktori irlandez konsumoi rreth 4 mijë kalori për vakt. 2 hamburgerë me djathë, patate të skuqura, Coca-Cola, 2 feta tortë me çokollatë që në orën 10 të mëngjesit.
Sylvester Stallone — “Cop Land”/ Mëngjesi i Stallone-s, i cili duhet të luante rolin e një oficeri topolak ishte as më shumë e as më pak se saktësisht: tortë, bukë me vezë, gjalpë kikiriku, biskota, petulla dhe patate të skuqura.
The Rock — “Hercules”/ Plot 4500 kalori në një vakt: pulë, bollgur, brokoli, speca, kërpudha, oriz, patate të pjekura.