Duhen 600 milionë € për rimëkëmbjen e ekonomisë

25 prill 2020 | 10:49

Kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi, në një konferencë për medie lidhur me situatën ekonomike në pandemi, tha se Prishtina duhet të hiqet nga karantina nga java tjetër.

“Prishtina të dalë nga karantina javën e ardhshme, kurse në komunat e tjera të fillojë hapja e disa sektorëve si ndërtimtaria dhe të lejohet komplet rrjeti i prodhimi. Mjete e pakos emergjente të futen në qarkullim dhe të vazhdohet me lehtësirat fiskale, të shtyhet pagesa e tatimeve.

Kurse gjatë majit të fillojë e gjithë shitja me pakicë, që nga java e parë e majti. Nga java e tretë e majti të fillohet me shërbimet, e më pas të fillohet edhe me hapjen e kafeneve, restorantet edhe transporti sa të ketë mundësi.

Deri më 10 qershor të jetë e gatshme korniza e rimëkëmbjes, ajo të jetë realiste dhe të bazohet në gjendjen aktuale. 98% e ndërmarrje në Kosovë janë të prekura nga efekte e pandemisë.

Për të dalë nga kjo gjendje duhet që të sigurohen 200 milionë euro nga BE-ja, FMN-ja, edhe BB-ja. Kurse nga Banka për Rindërtim dhe Zhvillim deri në 100 milionë, 200 milionë nga buxheti dhe bilanci bankar, dhe 100 milionë euro nga borxhi publik, përfshi edhe mjete e Trusit. Pako për rimëkëmbjen ekonomike për vitin 2020 dhe vitin 2021 duhet të ishte 550 milion deri në 600 milionë euro”, ka thënë Rukiqi dhe ka shtuar se “nëse nuk ndihmohen, deri në 50 % e bizneseve mund të rrezikohen”, raporton EO.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kur e gjen çfarë të nxjerr mirë, mos hiq dorë.…