
Duhet reflektim nga të gjithë për zgjidhjen e ngërçit në Kuvend
27 prill 2025
| 09:57
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, ka bërë thirrje për reflektim nga të gjitha palët politike me qëllim të tejkalimit të ngërçit institucional në Kuvendin e Kosovës.
“Shpresoj që të formohen sa më shpejt institucionet. Çdo ditë që e humbim është humbje për Kosovën. Mendoj se duhet të reflektojnë të gjithë në këtë drejtim”, tha Peci para fillimit të seancës së sotme për konstituimin e Kuvendit.
Ai shtoi se ka pasur diskutime të vazhdueshme mes subjekteve politike, ndërsa theksoi se “epilogu i votimit në Kuvend do të tregojë nëse ka apo nuk ka marrëveshje”.
Situata në Kuvend mbetet e pasigurt, pasi mungesa e marrëveshjeve mes partive politike po e vonon formimin e institucioneve të reja.